Zyrtare: Shpërndahet Kuvendi i Kosovës, merr fund Qeveria Haradinaj

Kosova ka shpërndarë kuvendin me shumicën e votave të deputetëve, duke i dhënë fund punës së qeverisë së Kosovës.

Ky veprim hap rrugën për zgjedhjet e parakohshme, të cilat parashihen të mbahen në fund të shtatorit apo në fillim të tetorit.

Votat pro shpërndarjes kanë qenë 89, mese të mjaftueshme, ndërsa pati 1 kundër dhe 2 abstenime.

Votimi nuk u përcoll nga deputetët e Listës Srpska, të cilët ndonëse në qeveri për hir të numrit, ishin “therë në këmbë” për qeverinë Haradinaj.

Kjo seancë e jashtëzakonshme u caktua ditë më parë në kryesi të Kuvendit, kjo pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit. I njëjti njoftoi për dorëheqjen e tij pas ftesës që mori për në Hagë në cilësinë e të dyshuarit. /FolDrejt/