Ministri i shëndetësisë Armend Zemaj është shprehur mirënjohës ndaj ambasadorëve atij austriak në Kosovë dhe ambasadorit të Kosovës në Austri, të cilët kanë kontribuar që të gjendet mundësia dhe përkrahja që sa më parë të nisen dy qytetarët e lënduar për trajtim.
Postimi i plotë:
Sot, dy qytetarët e lënduar në Ferizaj, u nisën për trajtim mjekësor, për Graz të Austrisë, falë përkrahjes dhe mbështetjes së këtij shteti mik.
E falënderoj ambasadorin austriak në Kosovë dhe ambasadorin e Kosovës në Austri, të cilët me përkushtim të madh, kanë kontribuar që të gjendet mundësia dhe përkrahja që sa më parë të nisen dy qytetarët e lënduar për trajtim.
Situata në të cilën ndodhet tërë bota, shkaku i pandemisë, është tepër e rëndë. Shtretërit e lirë dhe emergjencat tjera, janë të stërngarkuara nga pacientët, në tërë botën. Ishte shumë e vështirë të gjenden shtete që do të mund të hapnin dyert dhe të merrnin për trajtim dy pacientët tanë.
I falënderoj të gjitha familjet për mirëkuptim dhe bashkëpunim. Përkushtimi ynë për çdo pacientë do të vazhdojë!