E enjte, 25 Prill, 2024

Zemaj: Do të ofrojmë shërbim shëndetësor për “Shtëpinë e të Moshuarve” në Suharekë

Lexoni edhe..

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, së bashku me Halil Kastratin dhe kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremajn ka vizituar “Shtëpinë e të Moshuarve”, e cila është në ndërtim e sipër.

Ai me këtë rast ka thënë se do të kujdeset që të sigurojnë staf shëndetësor për këtë “Shtëpi të të Moshuarve”.

“Covid-19 po godet secilën grup moshë, por kategoria më e ndjeshme mbetën të moshuarit. Për këtë arsye, sot e vizitova “Shtëpinë e të Moshuarve”, në komunën e Suharekës, e cila po ndërtohet si donacion nga shoqata “Jetimët e Ballkanit””, shkruan Zemaj.

Zemaj ka thënë se bashkë me kryetarin e shoqatës, Halil Kastrati dhe kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj,  i kanë parë nga afër punimet që zhvilloheshin në këtë institucion.

“Si Ministri e Shëndetësisë në bashkëpunim me Komunën e Suharekës, do të kujdesemi që të sigurojmë staf shëndetësor për këtë Shtëpi të të Moshuarve. Kujdesi ndaj kësaj kategorie të shoqërisë do të jetë i vazhdueshëm dhe i dinjitetshëm”, shkruan Zemaj.

Të ngjajshme