Viktimat e kamionit të gjetur në Britaninë e Madhe janë të gjithë kinezë. Bëhet fjalë për tetë gra dhe 31 burra. Lajmi është konfirmuar gna policia britanike duke u dhënë fund spekulimeve rreth vendit të origjinës.
Policia ka bastisur tre shtëpi në Irlandën Veriore, ndërsa shoferi i kamionit që transportonte kinezët ka mbetur në paraburgim. Akoma nuk dihet nëse të gjithë kinezët tentonin ilegalisht të futeshin në Angli ose bëhet fjalë për çështje tjetër.