Zaev dhe Dimitrov në takim me Dendias

Në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Gjenevë sot kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov do të takohen me shefin e diplomacisë greke, Nikos Dendias.

Në takim me Zaevin dhe Dimitrovin, Dendias foli në intervistën për radion greke “Tema fm”, por edhe zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, Aleksandros Genimatas në radhët e brifingut me gazetarët, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Shefi i diplomacisë greke tha se Bashkimi Evropian “krijoi hendek në politikë dhe drejt Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, dy vendet i ka lënë në “pritje” duke komentuar se “pritja” nuk është politikë dhe nuk është fare as pozicion.

Dendias në intervistën për radion greke sqaroi se takimi me Zaevin dhe Dimitrovin do ta shfrytëzojë të informohet dhe t’i dëgjojë pozicionet e tyre, paralelisht theksoi se Greqia diskuton edhe me Italinë dhe Gjermaninë, pasi perspektiva e BE-së e vendeve të rajonit për Athinën, është çështje e drejtpërdrejtë, por shton se nevojitet kujdes.

“Ne jemi shumë të kujdesshëm pasi nuk duam dështime. E dini të vendosësh një temë në një këshill, e vendos në çfarëdo momenti që dëshiron, askush nuk të pengon. Çështja është çka do të ndodhë. Pasi nëse përsëritet “jo”, ajo nuk të kthen prapa në pikën fillestare të diskutimit. Ajo të kthen shumë më prapa dhe në pikë më të vështirë. Prandaj dua të bisedoj me të dytë, të shoh si duket situata, çka bëjnë, si është gjendja e brendshme, të më informojnë”, ka thënë Dendias lidhur me takimin e nesërm me Zaevin dhe Dimitrovin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, Aleksandros Genimatas në brifingun e djeshëm me gazetarët tha se bisedimet do të fokusohen në Marrëveshjen e Prespës dhe zbatimin e reformave.

“Bisedat do të fokusohen së pari, në atë se si do të vazhdohet me reformat dhe si Greqia do ta mbështesë zbatimin e këtyre reformave, siç bën deri më sot. Në lidhje me marrëveshjen e Prespës, pozitat janë të njohura, duhet të ketë rregull dhe pa lëshime t’i bashkëngjiten marrëveshjes”, tha Genimatas.

Në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Athina, nëse Greqia ka për qëllim të ndërmarrë nismë për perspektivën e BE-së të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, zëdhënësi i MPJ-së greke tha se duhet të shqyrtohet situata, të krijohen kushte adekuate dhe të volitshme dhe cilat do hapa që mund të ndërmerren të jenë të kujdesshëm.

Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës ishte një nga temat edhe në intervistën e Dendiasit për “Tema fm”, por edhe në brifingun e zëdhënësit të MPj-së greke.

Shefi i diplomacisë greke tha se nevojitet zbatim i i rregullt, shpjegon se asnjë palë nuk mundet në kuadër të të drejtës ndërkombëtare të mendojë të flet për jovlefshmëri të Marrëveshjes, shton se çdo vend siç ka të kaluar, të tashme dhe të ardhme, ka edhe vazhdimësi dhe patjetër të respektojë marrëveshjet.

Për ndryshimin eventual të pushtetit tek ne, Dendias si shembull përmendi se edhe në Greqi u ndërrua qeveria, ndërsa tema aktuale nuk ka “përputhje absolute me pozicionin e qeverisë paraprakepër marrëveshjen” kështu që edhe krahas kësaj e respekton

Paralelisht, shpjegon se nuk ekziston mundësi për ndryshimin e emrit nga Maqedonia e Veriut në Maqedoni.

“Qëndrimi i Qeverisë greke është i qartë, assesi nuk ekziston kurrfarë mundësie, të bëhet fjalë për ndryshim të emrit të Maqedonisë së Veriut. Çka do që të jetë si pohim nga ndonjë prej shteteve fqinje, mendoj se është e papranueshme si bazë për diskutim”, ka thënë shefi i diplomacisë greke.

Për të dy Komisionet që dalin nga marrëveshja,  për librat dhe  shenjat tregtare dhe deri ku është puna e tyre,  duke u përgjigjur në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Athina, Genimatas sqaroi se  pritet së shpejti  të caktohet takim i ri për komisionin me librat,  ndërsa për shenjat, e përsëriti qëndrimin  se Qeveria greke ka për qëllim t’i mbështesë “emrat tregtar nga e vërteta  Maqedoninë autentike dhe në nivel botëror ta fitojë lojën komunikuese”.

Për komisionin e librave tha se do të ketë edhe përbërje të re,  por sqaroi se  ajo nuk do të thotë se do të fillojnë nga fillimi, por do të vazhdojnë  atje ku  kanë mbetur më parë pas katër takimeve të mbajtura.

Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë prej në fillim vendos  brifing të rregullt me gazetarët grek dhe korrespondentët e huaj të cilët ndjekin politikë të jashtme,  ndërsa në takimin e sotëm të parë, përfaqësuesve të mediave i’u drejtua shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias.