Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, sot ka pritur në zyrën e tij ambasadorin e sapo emëruar të Republikës së Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar.
Siç bëhet e ditur në njoftim të kësaj ministrie, gjatë këtij takimi njoftues, ministri Yagcilar fillimisht e uroj ambasadorin Sakar, për mandatin e tij te ri, si dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pa kursyer të Republikës së Turqisë dhënë Kosovës dhe popullit të saj.
Me ketë rast, ministri po ashtu e njoftoj ambasadorin Sakar me të arriturat të rëndësishme që Ministria e Administratës Publike ka udhëhequr, si dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve Kosove- Turqi.
Ndërsa, ambasadori i sapo emëruar i Republikës se Turqisë në Kosovë Sakar e falënderoi Ministrin Yagcilar për pritjen, dhe premtoj së Republika e Turqisë do te vazhdoj te jep përkrahje te gjithanshme për shtetin si dhe institucionet e Republikës së Kosovës.