Xhaferi vlerëson politikën austriake mbi Ballkanin Perëndimor

Kryeparlametari i Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi ka udhëtuar drejt Vjenës të Austrisë ku është takuar me homologun e tij austriak Wolfgang Sobotka (ÖVP).

Sobotka theksoi se Maqedonia Veriore e meriton hapjen e negociatave në fund të qershorit me BE, pasi tejkaloi barrierat me shtetin fqinj Greqinë, shkruan Der Standard, përcjell foldrejt.com.

Në anën tjetër Xhaferi theksoi se të ardhmen e vendit të tij e sheh në Bashkimin Europian dhe se do vijojë rrugën e reformave.

“Maqedonia Veriore e vlerëson politikën austriake mbi Ballkanin Perëndimor dhe premton vijimin e reformave,” tha Xhaferi.

Austria është shteti me investimet më të mëdha në Maqedoninë Veriore./Foldrejt.com