VW u jep fund pritjeve, do investojë mbi një miliardë euro në Turqi

Firma më e madhe automobilistike gjermane Volkswagen, në fillim të këtij viti solli një tërmet në Ballkan, ku bëri publike se do investonte mbi një miliard euro për hapjen e një fabrike të saj në njërin nga shtetet ballkanike.

Por pas fazës së parë, ku në garë mbëti Bullgaia dhe Turqia, të mërkurën është vendosur një fabrika gjigante do hapet në Manisa të Turqisë.

Fabrika në fjalë do fokusohet kryesisht në dizajnimin dhe prodhimin e automobilëve dhe kamionëve, përcjell foldrejt.com. Fabrika nga 2022 do prodhojë 300 mijë vetura në vit, kryesisht Passat dhe Skoda.

Si fillim pritet investime prej 164 milion euro në Manisa. Gjithë kompania do investojë më shumë se një miliardë euro.

Javën e shkuar vetë anëtari i bordit të VW, Andreas Tostmann theksoi se “bisedimet janë në fazën finale me Turqinë”.

Ky investim pritet që të nxjerë nga recensioni që po ndodhet Turqia prej shumë vitesh, pas sankcioneve ekonomike të SHBA./Foldrejt.com