Firma gjermane e automobilave Volkswagen mendon të investojë rreth 2 miliardë euro për hapjen e një fabrike të saj në Bullgari ose Turqi, shkruan prestigjiozja gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung. Pra sipas këtij lajmi, Serbia, Maqedonia Veriore dhe shtetet tjera të Europës lindore nuk janë më në garë.
Brenda pak muajsh Volkswagen do bëjë të ditur se cilin shtet do zgjedhë mes Turqisë dhe Bullgarisë, informon foldrejt.com. Përfaqësuesit e saj kanë takime të shpeshta me autoritete bullgare e turke.
Fabrika e re e VW do prodhojë 300 mijë njësi në vit./Foldrejt.com