Kosi ul rrezikun e zhvillimit të atakut në zemër me 30% tek njerëzit me tension të lartë të gjakut, sugjeron një studim i ri. Konsumimi i të paktën 2 racioneve me kos në javë ul rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare, si ataku në zemër apo goditje në tru, me 30% tek gratë që vuajnë nga hipertensioni dhe 19% tek burrat.

Shkencëtarët besojnë se një kombinim i fermentimit natyral të kosit dhe përmbajtjes në kalcium sjell përfitime tek njerëzit që janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

Studime të mëparshme kanë sugjeruar se kalciumi luan një rol në kontraktimin normal dhe qetësimin  e zemrës, ndërsa probiotikët, që gjenden më së shumti tek ushqimet e fermentuara, mund të ulin tensionin e gjakut.

“Rezultatet e studimit sigurojnë të dhëna të reja të rëndësishme që vetëm nga kosi mund të marrim përfitime për shëndetin  zemrës, si edhe si një pjesë e vazhdueshme e dietës së pasur në fruta, perime dhe drithëra”, thotë autori kryesor i studimit,

Rreth 1.5 milionë njerëz në të gjithë botën vuajnë nga Justin Buendia, nga Universiteti i Bostonit, raporton Foldrejt.com.