Një australian voziste me 107 kilometra në orë në një zonë ku lejohej vetëm 50 km/h në qytetin zviceran Edlibach ZG. Ai kishte arritur të largohet nga Zvicra, por ndodhi që ai të kthente përsëri në aeroportin e Gjenevës, ku kësaj here nuk i shpëtoi arrestimit.

Autoritetet zvicerane mund ta dënojnë atë me sëpaku një vjet heqje lirie, përcjell foldrejt.com, shkrimin e “Blick”.

Konkretisht ngjarja ka ndodhur në nëntor 2015, por u desh katër vjet deri sa atij te vendoseshin prangat.

Mes tjerash 56 vjeçari nga Australia u gjobit me 8000 franga dhe ju ndalua vozitja për një kohë të pacaktuar në Zvicër./Foldrejt.com