Vlera e mbrojtësit Kumbulla është me e lartë se 25 milion euro

Si një nga lojtarët kryesorë në skuadrën e Juric, Marash Kumbulla ka bërë një sezon të shkëlqyer me Veronen në stinorin e tij të parë në Serie A.

Mbrojtësi i lindur në vitin 2000 ka qenë i lidhur me klube të shumta përfshirë Interin dhe Napolin, dhe tani Hellas Verona po kërkon të marrë një shumë të madhe parash nga shitja e tij.

Drejtori Sportiv Toni D’Amico ka vendosur një çmim bazë për yllin e skuadres se tij, ai u pyet për vlerën e kartonit te tij: “25 milion? Vlera e Kumbulles është pak më e lartë i tha ai Sky Sportit, ne po flasim për një super lojtar i cili pati një sezon të jashtëzakonshëm.

Ai do të ketë oferta të shumta, por është herët të flasim për shifra. Ne jemi të nderuar që kemi një lojtar si ky e që vjen nga akademia jonë. “//FolDrejt