Vlera e Bitcoin pothuajse është përgjysmuar në dy javë, duke shkuar nën 40 mijë $.

Tek fajtorët përfshihet edhe Kina e cila të martën ndaloi firmat financiare që merren me kriptovaluta dhe shefi i Tesla (TSLA.O) Elon Musk, i cili ka hequr dorë nga plani i tij për të blerë, mbajtur dhe pranuar pagesa për makinat e tij elektrike në Bitcoin.

Cathie Wood, drejtore ekzekutive e Ark Invest ende mendon se Bitcoin mund të arrijë 500 mijë $. Për shumicën e investitorëve, sidoqoftë, ndryshimet e tilla janë shenjë e rëndësishme që identifikojnë gjendjen e situatës.

Të martën në Apple (AAPL.O) u tregtuan 92 miliardë $ Bitcoin, edhe pse kapitalizimi i tregut të kompanisë amerikane prej 2 trilionë $ është afërsisht trefishi i vlerës së të gjitha Bitcoins që ekzistojnë aktualisht.

Tani për tani, kripto-pasuritë janë shumë larg arritjes së statusit të një monedhe reale.

Sa i përket inflacionit, investitorët janë më të shqetësuar për këtë situatë më shumë se çdo vit tjetër dhe siç duket bitcoin po shkon në drejtimin më të gabuar të mundshëm.

Pra, mënyra më e mirë për të menduar Bitcoin-in është duke e konsideruar një opsion kthimin në monedhë reale, që një ditë mund të jetë shumë e shtenjtë.