Pas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin për votën e deputetit Etem Arifi, u.d. Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani fillon sot konsultimet me partitë politike.

 

Siç thuhet në njoftimin për media Vjosa Osmani do të takohet fillimisht me Albin Kurtin nga Lëvizja Vetëvendosje, takim ky që nis në ora 13:00.

Në orën 14:00 Osmani do të takohet me përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në orën 15:00 me Memli Krasniqin nga Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa në orën 16:00, me Besnik Tahirin nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Nesër u.d. Presidentja Osmani do të vijojë takimet me përfaqësuesit e subjekteve të tjera politike.