Veseli:Do ta zgjidhim çështjen e mashtruesve që janë regjistruar si veteran

Kandidati për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, ka qëndruar mbrëmë në Mitrovicë bashkë me veteranë të asaj zone

Përmes rrjetit social Facebook, Veseli tha se do ta zgjidh çështjen e mashtruesve që janë regjistruar si veteranë të luftës çlirimtare.

“Ndalesën e fundit mbrëmë e bëra me veteranë të zonës së Mitrovicës. I falënderova për kontributin dhe mbështetjen që më kanë dhënë në luftën çlirimtare dhe që po më japin tash në luftën kundër korrupsionit. Ne diskutuam edhe për Planin Kundër Korrupsionit, zbatimin e të cilit do ta nisi në 100 ditët e para si kryeministër.

Një nga pesë shtyllat e këtij plani është zgjidhja e çështjes së mashtruesve që janë regjistruar si veteranë të luftës sonë çlirimtare, duke njollosur uniformën e shenjtë të UÇK-së. Kjo është edhe një barrë e madhe për buxhetin e shtetit, sepse rreth 40 milionë euro në vit që shkojnë për veteranët e rremë, do të mund të përdoreshin për të hapur mundësi të reja për rininë, që të qëndrojë në Kosovë dhe të mos emigrojë jashtë vendit.

Shpërndajeni në faqet tuaja për të treguar respekt për veteranët e vërtetë”, ka shkruar ai në Facebook.

Image may contain: 4 people, people smiling, night and outdoor