Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se më 14 dhjetor 2018 Kosova zyrtarisht do ta ketë Ushtrinë e saj.
Ai ka komentuar kështu në profilin e tij në Facebook.
“Më 14 dhjetor 2018 do ta kemi zyrtarisht Ushtrinë e Kosovës. Kjo është data kur në Kuvendin e Kosovës do t’i votojmë Projektligjet që e transformojnë FSK-në në Ushtri. Na priftë e mbara dhe urime të gjithëve”, ka shrkuar ai.