Dje Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur, ka marrë vendimin, që të bëhet pjesë e vendeve kundër antisemizmit. Për këtë, Ministria e Punëve të Jashtme të Izrealit ka lëshuar komunikatë shtypi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Lior Haiat, ka falëndëruar Kosovën, Qeveria e së cilës mori vendimin, që të radhitet krah shteteve që e luftojnë antisemitizmin.

 

 

“Izraeli përgëzon ministren e Jashtme Meliza Haradinaj, që mori hapa të rëndësishëm për vendimin që Kosova të radhitet krah shteteve që luftojnë antisemitizmin”, ka shkruar Haiat.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka shkruar dje se “Urrejtja ndaj hebrenjve ka shkaktuar edhe Holokaustin, që sot është ndër memoriet më të trishta dhe të turpshme të botës”.

“Kosova duke qenë vetë viktimë e ideve monstruoze të spastrimit etnik dhe zhbërjes së identitetit të saj, e kupton mirë peshën e diskriminimit. Për më shumë, miratimi i sotëm i vendimit të Qeverisë afirmon angazhimin për të promovuar dhe forcuar kujtesën ndaj Holokaustit, dhe për të luftuar Antisemitizmin në të gjitha format e saj, dhe është në harmoni me të gjitha shtetet demokratike që nuk njohin gjuhë të urrejtjes antisemitike”, thuhej në postimin e saj pas mbledhjes së Qeverisë.