Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Spitalin e Gjilanit ka vdekur Prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Ismet Ukshini, i cili ishte i infektuar me koronavirus. Përveç COVID-19, Ukshini kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Drejtori për Shëndetësi, Selami Xhemajli.

“Po, prokurori Ismet Ukshini ka vdekur në orët e para të mëngjesit në spitalin e Gjilanit. Ai ka qenë i konfirmuar se është i infektuar me COVID-19 ndërsa nga data 6 korrik ka qenë i shtrirë në spital. Ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Sipas mjekëve, ka pasur probleme me mushkëri”, ka thënë Xhemajli.

Ndryshe, numri i rasteve të konfirmuara me këtë semundje nga 13 marsi e deri tash ka arritur në 5 mijë e 472, me gjithsej 126 raste të vdekjes të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.