Dita e enjte shënoi ditën kur në Mbretërinë e Bashkruar numri i rasteve me koronavirus arriti një shifër të trefishte.

Dy pacientë të tjerë kanë vdekur në spitalet e Londrës që nga e mërkura, pas testimit pozitiv për COVID-19. Numri i rasteve të konfirmuara në Mbretërinë e Bashkuar arriti në 590 këtë të enjte – ndërsa vetëm gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 134 raste.

 

 

Rritja prej 29% në rastet e konfirmuara është rritja më e madhe ditore në Mbretërinë e Bashkuar që kur shpërtheu virusi në fund të dhjetorit në Wuhan, në  Kinën Qendrore.

Një javë më parë, më 5 mars, numri i përgjithshëm i rasteve ishte 115, duke arritur këtë të enjte deri në 590.