Vdes një edukatore kopshti, pritet përgjigja e analizave për koronavirusin

Autoritetet shëndetësore vijojnë të këmbëngulin se Shqipëria është e paprekur nga koronavirusi.

Por, “Gazeta Shqip” ka mësuar se dyshohet për një rast me virusin vdekjeprurës.

Sipas informacioneve një edukatore kopshti ka humbur jetën dhe trupi i saj ndodhet në morg për autopsinë.

Raportohet se dy specialistë të ISHP-së, të shoqëruar nga një patrullë e policisë po e dërgojnë trupin për të kryer analizat.