Ai do zëvendësojë emrin e ndjerë, Sheikh Sabah al-Ahmad al-Jaber AL-SABAH, i cili ndërroi jetë para pak çastesh. 

Ky vendim u njoftua në një deklaratë të lëshuar nga Këshilli i Ministrave pas takimit të jashtëzakonshëm të kryesuar nga kryeministri Sheikh Sabah Khalid al-Hamad al-Sabah, që u mbajt në Pallatin Seif në kryeqytetin Kuwait City.

Emiri Sheikh Sabah al-Ahmad al-Jaber al-Sabah ndërroi jetë më herët gjatë ditës në moshën e tij 91-vjeçare. Ai njihej si arkitekti i diplomacisë kuvajtiane dhe që luante një rol të jashtëzakonshëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Po ashtu ai iniconte takime mes arabëve, për ti dhënë fund bllokadës ndaj Katarit. /Foldrejt.com