United Airlines do të bëhet linja e parë ajrore amerikane që ofron testimin e coronavirusit për pasagjerët e saj.

Do të ofrojë testimin për pasagjerët e lidhur me Hawaii duke filluar nga 15 tetori nga San Francisco. Testimi do të ndihmojë udhëtarët të shmangin një karantinë ndryshe të detyrueshme 14-ditore, raporton CNN.

United tha se do të përdorë një provë të shpejtë, 15-minutëshe nga Abbott, dhe gjithashtu do t’u ofrojë klientëve një mundësi postimi që mund të kompletohet në ditët para nisjes, transmeton Telegrafi.

Kompania që merret me turizëm aktualisht po sheh 70 për qind më pak fluturime, 91 për qind më pak trafik të pikave të kontrollit të TSA dhe 94 për qind më pak udhëtime në shtet në krahasim me të zakonshmet.

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror të Martën bëri thirrje për testimin e coronavirusit në aeroport si një kërkesë për të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të aeroplanit përpara fluturimeve ndërkombëtare.

Grupi, i cili përfaqëson rreth 290 linja ajrore në të gjithë botën, u bëri thirrje qeverive për të ngritur dhe financuar regjimin e testimit.