“Unë ndjehem si zviceran, por mua më lejohet të jem edhe shqiptar.”

Televizioni zviceran “SRF” ka filluar një seri emisionesh me emrin “Helvetia”, ku kësaj here ka pasur të ftuar raperin dhe moderatorin Marash Pulaj.

Ai është pyetur për historinë e tij, këngët dhe normalisht se çfarë ndjehet më shumë – shqiptar ose zviceran?, përcjell foldrejt.com.

“Kam mësuar gjuhën shqipe si fëmijë,” kujton Marash Pulaj. Pavarësisht se në shtëpinë e tyre është folur shqip, më kohë, gjermanishtja është kthyer në gjihën e parë të tij.

“Në shumë aspekte jam zviceran,” mendon Pulaj. “Unë ndjehem si zviceran, por mua më lejohet të jem edhe shqiptar.”

Megjithatë Pulaj deri tani ka kënduar në gjuhën shqipe, kurse në të ardhmen mendon të performojë më këngë në të dyja gjuhët./Foldrejt.com