E enjte, 25 Prill, 2024

ULET TAKSIMI PËR PAGAT E LARTA

Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar, grupet e interesit bëjnë me dije se qeveria ka vendosur që të ulë tatimin për pagat e larta. Bujar Bendo përfaqësues i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë deklaron se propozimi është që pagat deri 150 mijë lekë të tatohen me 13% dhe mbi to niveli shkon në 23%. Ndërkohë që vlerëson sI një mundësi për rritjen e investimeve uljen e dividentin për bizneset nga 15% në 8%.

Tatimi i pagave të larta propozohet të ulet për vitin 2019 me 10 për qind. Ministria e Financave i ka propozuar ndryshimin e skemës ku në fashën e taksës prej 23 për qind do të përfshihen të ardhurat mbi 150 mijë lekë nw muaj, nga 130 mijë që ishte më parë. Përfaqësuesit e biznesit shprehen se reforma nuk ka efekt të ndjeshëm pasi prek një numër të vogël të punonjësve të cilët sipas tij sërish do të kenë ngarkesë detyrimesh.

Lexoni edhe..

Bujar Bendo Përfaqësues i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë: Pra në tatimin e pagës pretendohet që në kufirin mbi 130 mijë lekë me 13% të ketë një hapje më të madhe të këtij kufiri ndoshta të shkojë deri nw 150 mijë lekë dhe kufiri mbi 150 mijë lekë të vazhdojë të jetë prap me 23%. Nuk është ndonjë ndryshim domethënës dhe nga ana e biznesit kërkohet që të jetë në limitin 330 mije lekë kjo fashë. Për arsye se goditet fasha e mesme e të punësuarve dhe fasha e drejtuesve menaxherëve.

Një tjetër ndryshim me rëndësi sipas Bendos është edhe ulja e dividentit për kompanitë e mëdha të cilën e sheh si një mundësi për të riinvestuar kapitalin që ato kanë.

Bujar Bendo Përfaqësues i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë: Të kemi një normë të reduktuar të dividentit në masën 8%. Edhe kjo do ishte pozitive, pasi do jepte mundësi për të ardhura në buxhet.

Disa prej rishikimeve që janë propozuar nga ministria e Financave janw edhe heqja e TVSH-së për makineritë bujqësore, ulja nivelit të TVSH-së për autobusët elektrikë, ndryshimi i skemës së taksimit të ambalazheve plastike si dhe disa ndryshime në skemën e rentës minerare për industrine e kromit.

Të ngjajshme