Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut,morri vendim me të cilin kryhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,95 %.

Nga sonte, çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 0,50 denarë/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,00 denarë/litër në raport me çmimet e shitjes me pakicë, të përcaktuara me vendimin e datës 26.10.2020.

Nga data 3.11.2020, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 58,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 60,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 49,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 49,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 25,831 (denarë/kilogram)

Në periudhën e kaluar shtatëditore, të gjitha çmimet referente në bursat botërore, shënojnë ulje: te benzina për 7,942 %, te nafta për 6,299 %, te vaji ekstra i lehtë për 6,930 % dhe te mazuti ka ulje për 6,467%.