Turqia të hënën nis dëbimin e shtetasve të huaj, shqetësohet BE

Ministri i brendshëm turk, Sulejman Sojlu (49), në një prononcim për mediat e vendit ka theksuar se të gjithë shteteasit e huaj që qëndrojnë në burgjet turke dhe më përpara kanë qenë pjesë e ISIS, do dërgohen në vendet e origjinës.

“Pavarësisht çfarë thotë Europa, Rusia ose SHBA, ne do sjellim paqe në këtë rajon,” tha Solju, duke shtuar se nga e hëna fillon dëbimi i anëtarëve të ISIS që qëndrojnë në burgjet turke.

Momentalisht në burgjet e Turqisë ka 1200 ish anëtarë të ISIS, ku gjatë ofansivës turke në Sirinë Veriore janë kapur edhe 287 të tjerë.

Në anën tjetër, vendet perëndimore prej kohësh diskutojnë që ish pjesëtarëve të ISIS t’u merret nënshtetësia. Andaj ata janë të shqetësuara nga vendimi turk, pasi nuk kërkojnë në vendet e tyre ish anëtarët e ISIS./Foldrejt.com