Pas konfliktit të armatosur mes Armenisë dhe Azerbejxhanit, ku janë vrarë sëpaku 16 persona, mes tjerësh edhe një gjeneral azerbejxhanas dhe civilë, i ashpër ka qenë reagimi i Turqisë, e cila mbështet “popullin vëlla turk” të Azerbejxhanit, informon foldrejt.com.
Ankaraja ka paralajmëruar se në rast se eskalon situata, atëherë Turqia do i vijë në ndihmë të menjëhershme Azerbejxhanit dhe atë me dronët akoma të panjohur për botën, por mjaft të suksesshme në Libi dhe Siri, dronët UAV.
Dy ish republikat sovjetike, Azerbejxhani dhe Armania kanë konteste disa dekadash për territore si ajo në rajonin Nagorno-Karabakh. Së fundi Armenia ka sulmuar qytetin Tovuz në Azerbejxhan, që është në udhëkryqin e lidhjeve energjetike mes Azerbejxhanit dhe Turqisë./Foldrejt.com