Gjatë ditës së mërkurë ushtria turke ka neutralizuar 55 ushtarë të regjimit sirian në provincën Idlib, qyteti i fundit që akoma kontrollohet nga rebelët. Lajmi konfirmohet nga ministria e mbrojtjes turke dhe ka paralajmëruar që nëse edhe njëherë sulmohen trupat turke, atëherë ushtarët sirianë do sulmohet kudo që ndodhen, jo vetëm në Idlib.
Turqia përdor fjalën neutralizim për vrasjen, plagosje ose kapje rob të ndonjë ushtari.
Prej tensionimit të situatës në Idlib, janë vrarë 200 ushtarë të Sirisë nga forcat turke. Kurse rreth një milion banorë të Idlibit janë zhvendosur drejt kufirit të Turqisë./Foldrejt.com