Pas bojkotit të Kosovës në pjesëmarrjen e dhënies së çmimit NOBEL për letërsi, një përkrahje vjen edhe nga Turqia, e cila e ka kërkuar tërheqjen e çmimit NOBEL kundrejt Peter Handke, i njohur për mbrojtës të politikave të diktatorit Millosheviq.

“Të hënën (9 dhjetor) çmimi NOBEL për literaturë do ti jepet Peter Handke, i cili mbështeste Millosheviqin dhe gjenocidin boshnjak. Ky vendim i turpshëm duhet të tërhiqet,” shkruajti intelektuali turk Ibrahim Kallën.

Sipas Kallënit ky vendim sikur shërben për të inkurajuar gjenocide të tjera. “Si mund të shpërblesh ndokënd pa marrë parasysh moralin dhe ndjenjën e turpit?”/Foldrejt.com