Për shkak të luftimit të pandemise qeveria turke ka menduar të marr hapa të ashpra, konkretisht të kufizimit të lëvizjes për katër ditë rresht, duke përfshirë edhe festën e Bajramit të Madh. Lajmi është konfirmuar nga vetë presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, informon foldrejt.com.
Deri tani Turqia ka mbi 150 mijë të infektuar dhe mbi 4000 të vdekur. Por ditëve të fundit rastet e infektimit janë zvogëluar.
Përveç kufizimeve të lëvizjes nga 23 deri 26 maj, në Turqi është zyrtarizuar edhe mbyllja e shkollave për këtë vit. /Foldrejt.com