Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 6.546 raste të tjera të koronavirusit, përfshirë 601 pacientë simptomatikë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka tejkaluar shifrën 2,63 milionë, prej të cilëve 28.060 kanë vdekur, përfshirë 77 viktima brenda ditës së fundit.
Mbi 32,31 milionë teste të dyshuara për COVID-19 janë kryer në Turqi që nga shpërthimi i pandemisë, me 101.105 teste të kryera gjatë ditës së fundit.
Turqia filloi fushatën e vaksinimit më 14 janar, duke filluar me punonjësit shëndetësorë së bashku me zyrtarët e lartë, për të inkurajuar popullin të ketë besim në vaksinim.