Mjekët turq në Stamboll kanë larguar një tumor prej 10 kilogramësh nga barku i një gruaje 65-vjeçare, duke kryer me sukses një operacion të pazakonshëm, raporton Anadolu Agency.
Pacientja Semra Narin, që jeton në provincën Kastamunu, vuri re se barku i saj po fryhej çdo ditë e më shumë në gjashtë muajt e fundit. Përderisa njerëzit mendonin se Narin fitoi peshë, ajo po vuante nga dhimbje dhe gulçim për shkak të ënjtjes.
Mjekët në Kastamonu zbuluan një tumor të vezores që i mbushte të gjithë barkun dhe që zgjerohej në muskujt e frymëmarrjes.
Specialist i Kirurgjisë së Onkologjisë Gjinekologjike, Dr. Gökhan Boyraz, hoqi masën e madhe në mitrën e 65-vjeçares duke kryer një operacion të suksesshëm që zgjati rreth pesë orë.
Boyraz njoftoi se tumori ishte me një madhësi prej 40 centimetrash.
Siç tha mjeku turk, pesha në bark gjatë shtatzënisë është afërsisht pesë kilogramë, ndërsa Narin jetonte jetën e përditshme me një masë pothuajse sa gati 2 shtatzëna. Ai theksoi se kjo ishte masa më e rëndë dhe më e madhe që kanë parë mes masave vezore.