TUNDIMET E FITORES: SHPJEGIMET E MUNDSHME PËR SHPËRTHIMIN E LUFTËS SË KORESË NË VITIN 1950

With her brother on her back a war weary Korean girl tiredly trudges by a stalled M-26 tank, at Haengju, Korea. June 9, 1951. Maj. R.V. Spencer, UAF. (Navy) NARA FIL

Fill pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, shtetet fituese të luftës, por edhe ata humbëse, u gjendën në një situatë ku duhej që të merrnin vendime të vështira rreth sulmit të Koresë së Veriut në qershor të vitit 1950. Presidenti i asaj kohe i SHBA-ve u shpreh me këtë fjali “Ky ishte vendimi më i vështirë që më është dashur të marr si President”. Arsyet e shpërthimit të Luftës së Koresë mbeten një mister, kurse në mendje na vijnë katër shpjegime të mundshme të cilat mund të rënditen sipas rendit zbritës së probalitetit.

  1. Shpjegimi i parë dhe më i mundshëm i sulmit, është se ai ishte veprim i Stalinit për të matur pulsin e Perëndimit. Me krjimin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) më 1949, përparimet dhe shtrirja sovjetike në Evropën Perëndimore kishte filluar që të haste në rezistencë. Marrja e Çekosllovakisë në vitin 1948 ishte triumfi i fundit i Stalinit në Evropë, andaj kishte ardhur koha që ti kthehej Azisë ;

    Kim II Sung dhe Stalini
    Kim II Sung dhe Stalini
  2. Mundësia e dytë është ajo që Stalini nuk dëshironte që ti krijonte probleme SHBA-së, por Kinës. Meqenëse Mao Ce Duni kishte ardhur në pushtet në Kinë pa ndihmën e Stalinit, ekziston mundësia që udhëheqësi sovjetik të ishte i shqetësuar nga pushteti i Maos. Edhe pse kishte një pakt mes Stalinit dhe Maos në shkurt të vitit 1950, gjasat që kjo të ishte një fasadë ishin shumë të mëdha. Plani i Stalinit për të goditur Korenë e Jugut ishte një përpjekje për të futur Kinën në “unionin” sovjetik, dhe nëse në këtë konflikt do të ishin përfshirë SHBA-të, udhëheqësi komunist do të arrinte që të shkatërronte çdo mundësi pajtimi mes Kinës dhe SHBA-së;

    Mao Ce Duni dhe Stalini
    Mao Ce Duni dhe Stalini
  3. Që Kina të ketë pasur dorë në nxitjen e Koresë së Veriut paraqitet si një mundësi e tretë. Mirëpo gjasat për këtë janë të vogla, pasiqë Mao Ce Duni kishte qenë në pushtet më pak se një vit dhe kishte probleme me konsolidimin e brendshëm. Përveç kësaj, Koreja e Veriut ishte më tepër e ndikuar nga Bashkimi Sovjetik sesa nga Kina; si dhe
  4. Mundësia e fundit dhe me gjasa shumë të vogla, është që sulmi të ishte niusr vetë nga Koreja e Veriut, pra një vendim i pavarur i kryeministrit Kim II Sung. Sipas këtij shpjegimi, sulmi ndaj Koresë së Jugut do të faktorizonte liderin verior që edhe ai të ngjitej në rradhët e para me udhëheqësit komunist të kohës.

Kjo përmbledhje është marrur nga libri “Përse kombet shkojnë në luftë” i autorit John G. Stoessinger.

Përpunoi Fisnik N. Muça