Tronditet Korfuzi, përdhunohet në hotel turistja 14 vjeçare

Një sulm i pamëshirshëm seksual ka ndodhur në Korfuz të Greqisë. Kjo vjen vetëm pak ditë pas skandaleve seksuale në Majorka, shkruan Daily Star, përcjell foldrejt.com.

Një punëtor hoteli ka dhunuar seksualisht vajzën 14 vjeçare në hotelin që po qëndronte. Agresori mendohet të jetë një shqiptar 32 vjeçar, i cili është arrestuar nga policia greke, kurse viktima një nxënëse britanike.

Menjëherë ka reaguar edhe konsullata britanike në Greqi, që krahas ndihmës së ofruar ndaj familjes, është në kontakt të vazhdueshëm me policinë greke për zbardhjen e tërësishme të rastit. 

Bëhet e ditur se 32 vjeçari është në dhomat e paraburgimet ku po merret në pyetje./Foldrejt.com