Kina vazhdon të jetë një nga katër partnerët kryesorë të Shqipërisë në tregtinë e mallrave.
Të dhënat e publikuara së fundi nga INSTAT, tregojnë për një rritje progresive të importeve kineze në vendin tonë, çka reflekton një interes në shtuar të kompanive dhe sipërmarrjes kineze për tregun shqiptar.
Vlera e importuar për dymujorin e parë të këtij viti është 8 miliard e 418 milionë lekë, ndërsa në po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar shënonte vlerën e 7 miliard e 244 milionë lekëve.
Sipas INSTAT, importi i mallrave kineze në vendin tonë, për dy mujorin e parë të vitit 2019, (janar-shkurt) u rit me 16,2% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.