Dries Mertens me gjasë nuk do të nënshkruajë kontratë të re me Napolin, raporton Gazzetta dello Sport, tre klube të Premier League i janë vënë pas lojtarit të cilit kontrata i skadon këtë verë.
Klubet e interesuara angleze: Chelsea, Manchester United dhe Arsenal, përfaqësuesit e lojtarit mund të fillojnë bisedimet se shpejti me këto tri klube.
Përfaqësuesi belg, tani 32 vjeç, iu bashkua Napolit në 2013 dhe ka shënuar 121 gola për klubin në të gjitha garat.