Trauma e LPB: “Ne djemtë e ri, që morrëm pamjen e monstrës” (FOTO)

Këta pesë persona u ndodhën në Versajë më 28 qershor 1919. Nga e majta: André Cavalier, Albert Jugon, Pierre Riçard, Henri Agogué dhe Eugène Hébert. "Kur pamë delegatët gjermanë që u përkulën në këtë sallë madhështore (...) për të nënshkruar humbjen e vendit të tyre, harruam të gjitha mjerimet e së kaluarës, " tha Jugon.

Shpërfytyrimi fizik i ushtarëve gjermanë në Luftën e Parë Botërore, tregon qartazi se pse “ata njëherësh janë humbësit më të mëdhenj të luftës” thotë historiani Gerd Krumeich. Përpara ekzaktësisht 100 vjetësh përfundoi LPB. Asnjëherë nuk ishin vrarë aq shumë persona më parë. Nga 11 deri 14 përqind e pjesëmarrësve në luftë morrën lëndime të rënda fizike ose psiqike, shkruan “Der Spiegel”, përcjell foldrejt.com.

Paris. Një ushtar i lënduar gjerman 4 mars 1919.

Franca humbi 10 mijë deri 15 mijë persona në luftë, siç thotë historiania Sophie Delaporte, kurse numri i gjermanëve varion nga 50 mijë deri 100 mijë, shkruan foldrejt.com.

Menjëherë pas Luftës së Parë Botërore, për të treguar tmerret një grup veteranësh hapën “Muzeun Anti Luftë” në Berlin. Aty tregoheshin fotografitë e ushtarëve të shpërfytyruar. Aty takoheshin shpesh veteranët dhe qanin hallin e njëri-tjetrit. Megjithatë në 1933 qeveria e Hitlerit mbylli muzeun anti-luftë dhe u kthye në lokalin e takimeve të nazifashistëve – duke u zëvendësuar në një nga dhomat më të rënda të torturimit të qeverisë në Berlin.

Trupat franceze – edhe ata u lënduan rëndë (Photo by The Print Collector/Getty Images)

 

Kapiteni Francis Derwent Wood RA vendos pllakën plastike te ushtari britanik me fytyrë të lënduar.

 

Albert Jugon, Maj 1916

 

Albert Jugonh Cross 1914-1918 (3 tetor 1890, Montreuil-sur-Ille – 27 prill 1959, Rennes)

 

Pjesë të ushtrisë franceze

 

Maskë e shumfishtë Anna Coleman LaddCreated / Publikim 19 dhjetor 1918. Subject Headings – American Red Cross

 

Ushtarë në Paris 1918.

 

Pjesëtarë të Kryqit të Kuq amerikan që përgatisnin maska për ushtarët e lënduar

 

Ushtari francez në Betejën e Champagne. 1915. (Photo by adoc-photos/Corbis via Getty Images)

 

Henri Manuel (1874-1947). Një banket mes veteranëve të lënduar në 1925

 

Muzeu në Berlin me emrin ‘Anti-Kriegs-Museum’ (1925-33) i hapur nga Ernst Friedrich in der Parochialstr. 29 (në Fischerkietz) Fotoja në 1932.
Foto: Erich Gorodiski