Totali i depozitave bankare në muajin korrik 2020, shënoi një rënie të lehtë krahasuar me një muaj më parë.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se, depozitat bankare shënuan vlerën 148.5 miliardë lekë gjatë korrikut, kundrejt vlerës 151.1 miliardë lekë që ishte ky tregues në muajin qershor 2020.
Në totalin e depozitave përfshihen të gjitha asetet financiare të individëve rezidentë, përfshi depozitat bankare, bonot, obligacionet, si edhe kuotat në fondet e investimeve dhe ato të pensioneve.
Sipas BSH-së, kursimet në monedhën vendase u zgjeruam më shumë në raport me valutat ku dominon monedha europiane euro.