Lexuesi gjerman së fundi i është botuar libri “Tito. Partizani i përhershëm”, nga autorja Marie Janine Calic, e cila është profesore për historinë e Europës juglindore në Ludwig-Maximilians-Universität München (LMU), informon foldrejt.com. Ajo tregon se edhe sikur Josip Broz Tito të kishte jetuar, ai nuk do mund të shpëtonte Jugosllavinë nga shpërbërja, bile edhe vetë udhëheqësi “diktatorial” e dinte këtë.

Kjo për shkak të thellimit të hendekut socio-ekonomik mes banorëve të republikave të ndryshme. Si shembull bazë merret Kosova dhe Sllovenia.

“Dallimet mes pjesëve të ndryshme të Jugosllavisë u thelluan edhe më shumë gjatë udhëheqjes 35 vjeçare të Titos. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, sllovenët ishin treherë më të pasur sesa njerëzit në Kosovë. Në vitet tetëdhjeta, pra kur vdiq Titoja, ky dallim ishte nëntëherë më i madh,” thotë historiania gjermane Calic.

Për të qenë kritik, duhet të bëjmë edhe vetë dallimin mes Sllovenisë dhe Kosovës në 2008 dhe 2020. A ngjasojnë liderët tanë me Titon për mirë ose për keq?/Foldrejt.com