Thesari i fundit i Shqipërisë dhe Europës

Në Europë thuajse nuk ka asnjë lum që nuk është i prekur nga hidrocentralet dhe kjo ka ndikuar mjaft në prishjen e eko-sistemit. Të njëjtin gabim tash shoqata të ndryshme ekologjike nga Perëndimi, kërkojnë ta parandalojnë në zemrën e kaltër të Europës, që është Ballkani. Në krye të këtyre lumenjve qëndron padyshim Vjosa – që kap gjërësi prej mbi 100 metrash në derdhjen e saj në Adriatik. Jo më kot Vjosa po përmendet tashmë gjithmonë e më tepër nga prestigjiozet ndërkombëtare, ku së fundi ka shkruar edhe zvicerania “Neu Zürcher Zeitung”.

Por së shpejti edhe Ballkani mund të shuajë shpresën që lumenjtë të mbesin të paprekura nga betoni – pasi në Shqipëri mendohet të ndërtohen hidrocentrale të shumta duke prekur edhe Vjosën, përcjell foldrejt.com. 

Burimi energjitik i Shqipërisë varet kryesisht nga hidrocentralet, kurse deri në 2030 kjo duhet të dyfishohet. Në gjithë Shqipërinë mendohet të ndërtohen 500 hidrocentrale të reja, që Olsi Nika nga Eco-Albania i quan si “Cunami i Hidrocentraleve”.

Në fshatin Pocem ku mendohet të ndërtohet hidrocentrali i Vjosës, jetojnë 300 lloje të ndryshme speciesh, që rrezikojnë zhdukjen.

Por në fund, për ndërtimin ose jo të hidrocentralit e vendos “burri i madh në Tiranë”, shprehen banorët e Pocemit për median zvicerane, duke nënkuptuar Edi Ramën./Foldrejt.com