Theret me thikë pronari i hotelit në Kërçovë

Mbrëmë rreth orës 17 e 20, në stacioninpolicor të Kërçovës është denoncuar se është vrarë pronari i objektit hotelerik “Gurman”. Ai është gjetur i vdekur brenda objektit të tij.

Siç njoftojnë nga MPB, mbrëmë nëpërmes një telefonate është lajmëruar se në objektin hotelerik “Gurman” në rrugën “Boris Kidriç” është gjetur i therur me thikë pronari i objektit M.S. (64) nga Kërçova.

Vdekja është konstatuar nga pjesëtarët e ndihmës së shpejtë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët policor dhe prokurori publik.