The Guardian: Top 30 intelektualë nga 21 vende të botës – Europa po shpërbëhet përpara syve tani si pasojë e Brexit dhe popullizmit

Një grup historianësh dhe shkrimtarësh kanë publikuar një manifest kundër rritjes së popullizmit në Europë. Mes 30 top intelektualëve, siç i quan prestigjiozja britanike “The Guardian”, bën pjesë edhe shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, përcjell foldrejt.com.

Vlerar liberale në Europë po përballet me një valë “që nuk janë parë prej viteve 1930-ta,” shkruan fillimisht në artikullin e 30 intelektualëve nga 21 shtete të ndryshme, duke u nisur nga fakti i Brexit dhe ngritjes së forcave populliste përballë zgjedhjeve të përgjithshme europiane në maj 2019.

“Duhet të veprojmë tani, ose Europa do të zhduket nën dallgët e populizmit”, thotë shkrimi. “Duhet të rikthejmë vullnetarizmin politik, ose të pranojmë se do të rrethohemi e do të pushtohemi nga urrejtja dhe pasionet e zymta që e ndjekin”.


Ata shkruajnë se është për të ardhur keq që Europa u braktis nga ishulli përtej Kanalit, duke iu referuar Brexit-it, që e ka sjellë marrëdhënien e BE-së me Anglinë në pikën më të ulët në historinë e pas-Luftës së Dytë Botërore.

Intelektualët vlerësojnë se “nëse nuk ndërmerren përpjekje për të luftuar populizmin, zgjedhjet në BE do të jenë më fatkeqet që ka parë BE; fitore për shkatërrimtarët; turp për ata që ende besojnë te trashëgimia e Erasmusit, Dantes, Gëtes dhe Komeniusit. Një përbuzje e inteligjencës e kulturës; shpërthim i ksenofobisë dhe antisemitizmin; një katastrofë”.

Rushdie tha për “The Guardian”: “Europa është duke përjetuar sot rrezikun më të madh të 70 viteve të fundit. Nëse ka njerëz që besojnë te ideja e Europës, duhet të çohen tani. Shpresoj që parlamenti britanik të gjejë guximin të kërkojë një referendum të dytë. Kjo do ta shpëtonte vendin nga fatkeqësia e Brexit-it, duke shpëtuar kështu edhe BE-në.”

McEëan tha se e kishte firmosur manifeston sepse situata e tanishme e bënte shumë pesimist. Por ai shpresonte që shpirti botëror “Zeitgesit” do të rikthehej.

Orhan Pamuk tha se ideja e Europës ishte e rëndësishme edhe për jo-perëndimorët: “Pa idenë e Europës, të lirisë, të të drejtave të grave, demokracisë dhe barazisë, është e vështirë që unë të mbroj pjesën time të botës”, tha ai. “Suksesi historik i Europës e ka bërë më të lehtë që të mbrohen këto ide dhe vlera, të cilat janë thelbësore për njerëzimin në çdo pjesë të globit. Nuk ka Europë përtej këtyre vlerave, përveç Europës së turizmit e biznesit. Ideja e Europës është nën kërcënim”.

“Europa është braktisur nga përtej Kanalit e përtej Atlantikut, nga dy aleatët më të mëdhenj që në të shkuarën e kanë shpëtuar kontinentin dy herë nga vetëvrasja; e kanë lënë të cenueshme ndaj manipulimeve që sa vijnë e bëhen më haptazi nga ideatori i tyre në Kremlin. Eruopa, si ide, vullneti dhe ajo çfarë përfaqëson, po shpërbëhet para syve tanë”, shkruan teksti.

“Tre çerek shekulli pas fitores kundër fashizmit dhe 30 vjet pas rënies së murit të Berlinit, një betejë tjetër për civilizimin është drejt udhës.”

Pro-Europianët “prej kohësh nuk kanë zgjidhje”, thonë ata. “Ne duhet të ngrejmë alarmin kundër zjarrvënies ndaj shpirtit dhe frymës, që nga Parisi drejt Romës, me ndalesë në Barcelonë, Budapesht, Dresden, Vienë, ose Varshavë janë duke luajtur me zjarrin e lirisë tonë”.

Lista e plotë e firmëtarëve: Vassilis Alexakis, Svetlana Alexievitch, Anne Applebaum, Ismail Kadare, Jens Christian Grøndahl, David Grossman, Agnès Heller, Elfriede Jelinek, György Konrád, Milan Kundera, Bernard-Henri Lévy, António Lobo Antunes, Claudio Magris, Ian McEwan, Herta Müller, Lyudmila Ulitskaya, Orhan Pamuk, Rob Riemen, Salman Rushdie, Fernando Savater, Roberto Saviano, Eugenio Scalfari, Simon Schama, Peter Schneider, Abdulah Sidran, Leïla Slimani, Colm Tóibín, Mario Vargas Llosa, Adam Michnik and Adam Zagajewski.