Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar sot pesë mjekët kosovar që kanë humbur jetën në përballjen me COVID-19.

Kreu i shtetit i ka cilësuar këta mjekë si heronjtë e pandemisë, derisa ka shtuar se çdo mantelbardhë është hero në përballjen me virusin COVID-19.

“Ishin gjithnjë në shërbim të qytetarëve, duke u kujdesur për lehtësimin e dhimbjeve dhe shërimin e tyre. Por, në përballje me COVID-19, humbën jetën. Mantelbardhët janë heronjtë e betejës kundër pandemisë. Kujtimi për Fadilin, Aliun, Sylejmanin, Lulzimin, Kujtimin dhe për çdo qytetar që humbi jetën në këtë betejë do të jetë i përjetshëm”, ka shkruar Thaçi.