Terroristi që vrau sot 49 persona në Zelandë të Re, Brenton Tarrant, kishte vizituar më parë dyherë Turqinë, Azinë, Afrikën dhe më pas shumë shtete të Ballkanit, bëjnë me dije autoritetet turke për TRT.

Ai jo vetëm që kishte udhëtuar për të parë monumentet historike, por kishte qëndruar shumë ditë.

“Terroristi ka qenë në Turqi gjatë 17-20 marsit dhe nga 13 shtatori deri 25 tetorit 2016,” përcjell foldrejt.com. Një periudhë mjaft e gjatë dhe gjatë kohës së Grushtit të shtetit.

Sulmet terroriste në Turqi?

Autoritetet turke kanë nisur një hetim nëse ardhja e tij në Turqi kishte të bëjë me eliminimin e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan ose “për të kryer ndonjë sulm”. Vetë agresori kishte bërë me dije se kishte pasur në plan të eliminojë Erdoganin, përcjell foldrejt.com.

Tashmë policia turke heton se më kë është takuar ai gjatë 43 ditëve qëndrim në Turqi.

Të premten është bërë me dije edhe nga Prokuroria bullgare se ai kishte vizituar edhe Sofien ku kishte vizituar monumentet historike, kurse më pas me veturë Rent a Car kishte parë Rumaninë, Hungarinë dhe disa shtete tjera ballkanike – duke mos i përmendur me emra.

A mos vallë Tarrant ka qenë edhe në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë?/Foldrejt.com