Teatri Kombëtar në fokus të mediave të huaja, ana tjetër e reformës në drejtësi

Një ligj kontestues lejon shitjen e pronës publike te një firmë private ndërtimi, është fillimi i prestigjiozes austriake “Der Standard”, në artikullin kushtuar prishjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Prej në muajin shkurt në ora gjashtë e gjysëm takohen artistët dhe qytetarët për të protestuar vendimin e qeverisë për të prishur teatrin. Edhe opozita e mbështet protestën, kurse presidenti Ilir Meta nuk e ka nënshkruar ligjin për prishjen.

Objekti është ndërtuar në 1939 nga arkitekti italian Giuglio Berte dhe prej në 1947 vlen si Teatër Kombëtar. Është një ansambël me arkitekturë italiane në brendësi të Tiranës.
Demonstruesit kritikojnë që 8500 metër katrorët e teatrit janë shitur tepër lirë ndaj firmës shqiptare “Fusha” dhe për shkak se nuk ka detaje për atë sesi do duket objekti i ri, ata shfaqin frikën se ajo zonë do kthehet në komerciale, objekt zyrash dhe private.

Ana tjetër e reformës në drejtësi

Reforma në drejtësi u pa si një ndër reformat më të arritura të qeverisë Rama, ku të gjithë gjykatësit dhe prokurorët të cilët nuk mund të vërtetonin nga e kishin krijuar pasurinë aq të majme, u shkarkuan automatikisht. Por tashmë vetëm dy nga nëntë gjykatës janë akoma të punësuar. Kjo tregon se Gjykata Kushtetuese nuk mund të marrë përsipër çështje kontestuese – si kjo e Teatrit.

“Reforma në drejtësi ishte mjaft efikase dhe nuk e kishte kryer asnjë shtet tjetër në Europën juglindore, megjithatë askush nuk e kishte menduar më parë se përmes kësaj reforme rrezikohej funksionimi i drejtësisë në shtet”, përcjell foldrejt.com.

Për këtë demonstruesit mendojnë se vendimi për rrëzimin e teatrit është anti-kushtetues, por vakumi në drejtësinë shqiptare, shkaktuar prej reformës në drejtësi, u pamundëson atyre që të marrin hapa ligjorë.

Gjithsesi, ekspertët parashohin që Këshilli i Gjykatësve të krijohet prej 2018 dhe të mundet që çështja të fillojë në Gjykatën e Lartë gjatë gjysmës së parë të 2019.

Por mund të ndodhë që edhe vitin e ardhshëm të mos emërohen gjykatës në Gjykatën Kushtetuese. Në ndërkohë, teatri veç mund të shkatërrohet./Foldrejt.com