Për aeroplanin e rrëzuar amerikan në Afganistan, mediat iraniane dhe ruse flasin se me rrëzimin e saj janë vrarë edhe agjentë të CIA, mes tyre edhe një oficer i lartë i përfshirë në vrasjen e gjeneralit Kasëm Sulejmani, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar te media hebreje jpost.com.

 Bëhet fjalë për vrasjen e oficerit amerikan Michael D’Andrea, që dyshohet se edhe ka dirigjuar vrasjen e Kasem Sulejmanit. Këto burime informacionesh janë marrë me dyshime.

D’Andrea thuhet se është edhe figura më e lartë amerikane për Lindjen e Mesme. Ai ka qenë i ngarkuari kryesor në Departamentin e Shtetit për operacionet në Irak, Afganistan dhe Iran.

Burimet e mediave të afërta me Talibanët në Afganistan, nuk konfirmojnë lajmin, por thonë vetëm se me rrëzimin e aeroplanit janë vrarë edhe disa persona në bord.

Përndryshe D’Andrea akuzohet se në 2008 ka qenë orkestruesi i vrasjes edhe të ushtarakut të lartë të Hezbollahut, Imad Mughniyeh./Foldrejt.com

The wreckage of an airplane is seen after a crash in Deh Yak district of Ghazni province, Afghanistan January 27, 2020. (photo credit: REUTERS)