Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme (EEAS) ka parashikuar që sot të zhvillojë një video-konferencë mes kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.
“Dialogu Beograd-Prishtinë i lehtësuar nga Bashkimi Evropian do të rifillojë në Bruksel në formën e video-konferencës. Do të jetë ky takimi i parë i nivelit të lartë, pas ndërprerjes së dialogut në vitin 2018. Ndërsa takimi i drejtpërdrejt i nivelit të lartë në Bruksel do mbahet të enjten më 16 korrik”, thuhet në njoftimin e EEAS.
Në këtë takim të ndërmjetësuar nga Miroslav Lajçak do të marrë pjesë edhe përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme dhe siguri, Josep Borrel. Të premten u mbajt konsultimi i Hotit dhe Vuçiqit, i organizuar nga presidenti Macron dhe kancelarja Merkel, i cili përfundoi pa ndonjë sukses.
Pjesërmarrësit
Diskutimi i sotëm do të drejtohet nga Brukseli prej vet Borrellit, i cili do të jetë i shoqëruar nga Lajçaku. Ndërsa marrin pjesë edhe presidenti i Serbisë Vuçiq nga Beogradi dhe kryeministri i Kosovës Hoti nga Prishtina.
Takimi është planifikuar të fillojëv paradite.