Gjykata Supreme e Kosovës sot ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës Themelore, duke e pranuar ankesën e Basri Sejdiut për ta rikthyer në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Ai ka thënë se për të nuk ka qenë privilegj pozita e drejtorit të SHSKUK-së, por qëllimi i tij ka qenë lehtësimi i jetës së qytetarëve.
Sipas tij, ky qëllim i tij është ndërperë padrejtësisht nga Bordi i Përkohshëm i SHSKUK-së.
Sipas tij, e drejta duhet të kërkohet kur bëhet padrejtësi. “Këtë e ka konfirmuar shkalla e parë dhe e dytë e inspektoratit të punës, por bordi nuk e ka bërë ekzekutimit. Supremja ka vendosur në dobi timen dhe kërkon nga Themelorja të vendos drejt, e jo siç ka ndodhur deri më tash”.
Sipas tij, bordi ka qenë i politizuar kur ka marrë vendim për shkakrimin e tij.
Sejdiu ka thënë se ky bord ka bërë shumë shkelje, e para angazhimi i avokatit për të bërë ankesa që ka SHSKUK-së 800 euro.
Ai ka thënë se gjatë kohës sa ai e ka drejtuar SHSKUK-në, asnjë pacient nuk është referuar në spitale private.