Sulejmani i Madhërishëm dhe sulltanesha me prejardhje shqiptare

Periudha kur Perandoria Osmane ishte nën sundimin e Sulejmanit të Parë apo siç njihet ndryshe edhe me nofkat Sulejmani i Madhërishëm apo Kanunin, njihet njëra ndër periudhat më të arta të kësaj dinastie që sundoi diku 500 vite. Gjatë sundimit të tij, perandoria osmane zgjeroi kufijtë e saj duke marrur Hungarinë dhe duke kërcënuar dyert e Vijenës dhe Evropës. Synimi i Sulejmanit të Madhërishëm, që thuhet që pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në front, ishte pushtimi i Romës, gjë të cilën nuk e arriti dot.

Sulltan Sulejmani nuk ishte i suksesshëm vetëm se në ushtri dhe politikë, por gjatë qeverisjes së tij ekonomia dhe kultura osmane kishte një lulëzim, pasiqë arriti që të gjithë të arriturat e kohës dhe të perëndimit, ti përshtasë me sistemin të cilin e qeveriste. Duke pasur parasysh që kërkesat e klerit dhe gjeneralëve shpeshherë nuk pajtoheshin, Sulejmani vendosi në fuqi edhe Kanunin, një formë e re qeverisjeje në kuadër të Perandorisë, që deri atëherë nuk ishte e njohur.

Gruaja e parë e sulltanit, që i dhuroi edhe trashëgimtarin e parë për fron, ishte sulltatanesha Mahidevram, e cila pretendohet të ketë lindur në vitin 1500 dhe të ketë ndërruar jetë në vitin 1581. Sipas historianëve, ajo dyshohet të ketë patur origjinë shqiptare. Djali i Mahidevramit quhej Mustafa, që ishte edhe i simpatizuari i ushtrisë dhe vezirit Ibrahim, i cili poashtu ishte me origjinë shqiptare.

Por lufta në haremin e sulltanit ishte e ashpër. Në zemrën e sulltanit, tashmë ishte Aleksandra, ajo që do të njihej më pas si Hyrrem. Një femër ambicioze që la gjurmë në historinë e perandorisë më të fuqishme në atë kohë.

Edhe pse intrigat vazhduan pa fund, Sulltanesha Hurrem u bë bashkëshorte e preferuar e Sulejmanit të Madhërishëm. Ajo fitoi statusin e Haseki Sulltaneshës. Titulli Haseki Sulltane është përdorur për herë të parë në shekullin e 16 për Sulltaneshën Hurrem.

Kështu, në luftën për pushtet, me sa duket e nxitur nga Hurrem, Sulejmani ekzekutoi Ibrahimin. Për më tepër, Sulltanesha Hurrem, Rüstem Pasha dhe vajza e saj, Mihrimah  u kthyen kundër Mustafasë që ishte djali i madh i Sulejmanit të Madhërishëm me gruan e parë Mahidevran.

Mustafa ishte trashëgimtar i dukshëm i fronit osman dhe një princ shumë popullor në mesin e Anadollit. Sehzade Mustafa u akuzua për trazira dhe u shkarkua nga babai i tij Sulejmani i Madhërishëm. Madje gjatë fushatës kundër Safavidëve të Persisë në 1553, për shkak të një frike të rebelimit, Sulltan Sulejmani urdhëroi ekzekutimin e djalit Sehzade Mustafës.

Kështu, Sulejmani vrau djalin e tij të madh që kishte me Mahidevramin. Ajo pas vrasjes të së birit bëri një jetë të vuajtur nga ana shpirtërore.

Gjatë gjithë jetës së saj, ajo jetoi në pallatin në Bursa përmes një pensioni që i dërgonte sulltani i ri pas vdekjes së Sulejmanit, Selimi II, që ishte djali i Hyremit dhe Sulejmanit. Ajo vdiq në moshën 81 vjeçare në Bursa.