Stoltenberg nga Londra: Anëtarësimi i RMV-së në NATO është hap pozitiv për gjithë rajonin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndeti pjesëmarrjen e delegacionit të Maqedonisë në Samitin e sotëm të NATO-s në Londër dhe tha se anëtarësimi i vendit është hap pozitiv për gjithë rajonin. “Sot përshëndesim ngrohtësisht Maqedoninë e Veriut”, tha Stoltenberg në konferencën për shtyp pas përfundimit të Samitit. Ai shtoi se anëtarësimi i vendit është shenjë se dyert e Aleancës mbesin të hapura edhe për vendet tjera. “Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut nuk është i mirë vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për rajonin”, tha Stoltenberg. Ndryshe, Maqedonia sot mori pjesë në Samitin e NATO-s edhe pse ende nuk është anëtare e NATO-s.